Viti i ri akademik do të nisë në 17 tetor 2022. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tiranës me anë të një reagimi në faqen zyrtare të këtij institucioni. Nga deklarata e Evis Kushi bëhet e ditur se viti i ri akademik ndryshe nga vitet e shkuara ai do të mbyllet me datë 29 shtator 2023.
‘Ministria e Arsimit dhe Sportit cakton fillimin e vitit akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.
Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë’, thuhet në njoftim.
Linku: https://arsimi.gov.al/
Burimi i fotos:pexele.com