ShowBiz

Nga planet për familje tek jetesa me prindërit e Olsit, Egli Tako i rrëfen të gjitha

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbizit.

Egli, ka realizuar së fundmi një bashkëbisedim virtual në Instagram, ku dhe ndarë detaje nga jeta e saj personale me ndjekësit.

Prej kohësh Egli dhe Olsi jetojnë me prindërit e tij.

Një ndjekës e ka pyetur se si ja del të bashkëjetojë me prindërit e partnerit dhe të ketë një marrëdhënie të mirë me ta.

“Unë nuk shquhem për natyrën e duruar, jam impulsive në shumicën e rasteve. Duke ditur çdokush pozicionin përkatës, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionon,”-i është përgigjur ajo.

Ajo nuk është ndalur me kaq por edhe ka zbuluar detaje të mëtejshme.

Pyetur se sa fëmijë do të dëshironte në të ardhmen ajo është përgjigjur: “ 2 ose 3”.

Linku: https://www.instagram.com/stories/eglitakoooo/2903856132050581904/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfZH0fitVGz/