ShowBiz

Në lidhje me një nga vajzat e Përputhen? Andi Shehi jep përgjigjen e prerë

Ish-konkurrenti i Përputhen, Andi Shehi është tepër aktiv në rrjetet e tij sociale ku herë pas here rikthehet në vëmendjen e mediave rozë.

Para disa kohësh ai përjetoi ndarjen nga Melisa, por nuk dha asnjë detaj se pse morën këtë vendim të papritur.

Lidhur me këtë çështje apo jo, Andi zbuloi se ka disa pengjen në jetë.

Së fundmi ai ka realizuar një bisedë virtuale me ndjkëit e tij ku ka zbuluar më shumë mbi jetën e tij.

I pyetur se për cilën gjë do të donte ta kthente kohën mbrapsh, Andi është përgjigjur se çdo gjë që ka kaluar i kanë shërbyer si mësim dhe e kanë bërë më të fortë.

Mirëpo ndjekësit kanë qënë të interesuar nëse ish-konkurrenti është në një lidhje me ndonjë nga vajzat e emisionit të dashurisë.

Ai është përgjigjur që vazhdon të jetë single dhe nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me konkurrentet që kanë qënë pjesë e Për’puthen.

Linku: https://www.instagram.com/stories/andi.sh2/2907666200978171820/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLr5K-yB2-p/?utm_source=ig_web_copy_link