ShowBiz

U përfol se do të ishte drejtori artistik i “Festvalit të Këngës”, Flori Mumajesi reagon për herë të parë

Para pak kohësh në media po përflitej se edicioni i 61 i Festivalit të Këngës do të vinte me ndryshime.

Regjia dhe moderimi do t’i besohej çiftit Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani, ndërsa drejtor artistik do të ishte kantautori  Flori Mumajesi.

Së fundmi këngëtari ka reaguar duke i mohuar zërat për një pjesëmarrje të tillë të tij.

Ai ka postuar një foto në Instastory ku ka shkëputur një titull nga një media ku shkruhet “Flori Mumjesi surpriza e bukur e Festivalit të Këngës” duke e shoqëruar me komentin e tij:

“Po Flori që s’di asgjë”, duke hedhur poshtë çdo dyshime për këtë lajm.

 

Linku: https://www.instagram.com/stories/iamflorimumajesi/2909322419008073608/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=294373465369819&set=a.294373452036487