ShowBiz

Pas publikimit të romancës së Pique, Shakira shfaqet në gjendje të pikëllueshme

Shakira është fotografuar “e trishtuar dhe e pikëlluar” pasi ish-bashkëshorti i saj Gerard Pique u filmua duke u puthur me të dashurën e tij të re.

Nga burime të brendshme raportohet se këngëtarja duhet të jetë “shumë e zemëruar” pasi futbollisti i Barcelonës doli publikisht me lidhjen e tij të re me studenten Clara Chia Marti.

Futbollisti u fotografua me të dashurën e tij të re, studenten e PR Clara Chia Marti, 23 vjeç, në festivalin Summerfest Cerdanya në Katalonjë.

Paparaci Jordi Martin që punon për programin televiziv spanjoll El Gordo y La Flaca ka shpërndarë foto të Shakirës teksa shihet në një gjendje ‘të mjerueshme’ ndërsa ishte në një park me fëmijët e saj.

Marrëdhënia ime me Pique dhe Shakirën ka 12 vjet, që nga fillimi i lidhjes së tyre”, tha Martin. “Domethënë ditën e parë që ishin bashkë në Ibiza. Atë natë unë isha tashmë në detyrë dhe gjithmonë jam gati kur bëhet fjalë për ta”.

Ai shtoi gjithashtu se “në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhimbshme për Shakirën”.

Pique është i dashuruar me Clara Chia

Martin shtoi se Pique ka qenë në lidhje me Clara Chia Marti, një 22-vjeçare, që nga shkurti.

Linku:

https://www.thesun.co.uk/sport/19591005/shakira-sad-gerard-pique-kissing-girlfriend/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CePw6X4skt1/?utm_source=ig_web_copy_link