ShowBiz

Të gjithë e pyesin për dasmën, por ja se çfarë ka për të thënë Sarah

Sarah Berisha dhe Dj PM janë ndër çiftet më të dashura të publikut.

Dyshja janë duke jetuar romancën e tyre larg vëmendjes së publikut, edhe pse shpeshëherë na besasojnë me foto të ëmbla.

Sarah ka zbuluar së fundmi se ka takuar familjen e Pajtimit ku duke folur për raportet me ta u shpreh:

“I kemi raportet shumë të mira. I kam takuar të gjithë në fakt përveç motrës së vogël.”

Nuk ka  munguar as edhe pyeta e shumëpritur se kur kanë ndërmend të martohet me PM.

Sarah i është përgjigjur pyetjes me humor duke u shprehur:

‘Do të varsë.’-bashkangjitur me disa ikona gazmore.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja pyeten për planet e së ardhmes.

PM disa ditë më parë u mundua gjithashtu ta shmangte pyetjen e propozimit me humor ku u shpreh se:

“Po do të ketë. Madje mbrëmë i kam propozur duke i thënë ‘A ja ndërrojmë vendin televizorit’.

Nuk e di me kohën çdo gjë do të bëhet

Linku: https://www.instagram.com/stories/sarah.berisha/2912038006899119542/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/djpm_/tagged/