ShowBiz

Merr fund martesa 25 vjeçare, gjesti i fundit i gruas së Stallone konfirmon divorcin

Martesa e Sylvester Stallone është duke kaluar krizën më të vështirë pas 25 viteve.

Gruaja e superyllit të Hollivudit, Jennifer Flavin, u fotografua teksa largohej nga një restorant, ku duhej e trishtuar dhe pa unazën e martesës në dorë.

Dyshimet për ndarjen e çiftit filluan kur Stalone mbuloi tatuazhin e gruas me portretin e qenit të tij, dhe ajo u përgjigj duke postuar një foto me vajzat e saj ku shkroi:

“Ne të 4-ta përgjithmonë.”

Fotografia e saj e fundit e dashur në Instagram me Stallone ishte në maj 2020, kur ajo festoi përvjetorin e tyre – një moment historik që nuk e festoi në faqen e saj këtë vit.

Në kërkesën e saj të divorcit, Flavin pretendoi se burri i saj super-ylli “është përfshirë në shpërndarjen, shterimin dhe humbjen e qëllimshme të aseteve martesore” – dhe kërkoi që Stalone të mos shiste ose transferonte më pasuri gjatë procedurave të divorcit.

Linku: https://nypost.com/2022/08/25/flavin-seen-without-ring-days-before-stallone-divorce/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAT6seMA1Aw/