ShowBiz

Besi dhe Xhensila ndajnë çastet magjike nga pushimet familjare

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë ndër çiftet më të dashuar të publikut.

Dyshja nuk ngurron të ndajë me ndjekësit çastet e veçanta por edhe video gazmore në rrjet.

Së fundmi ata kanë postuar disa video epike nga pushimet e tyre familjare.

Besi, si gjithmonë nuk ngurroi të postonte video teksa trëmbte Xhensilën dhe madje ‘shtynte’ Ajkën në pishinë.

Nga ana e saj Xhensila, ka postuar disa momente të veçanta buzë detit me Ajkën.

Edhe pse e vogël, Ajka tashmë di si të japi këshilla të vlefshme, teksa dëgjohej në video duke i thënë Xhensilës ‘shijo pamjen’.

Linku: https://www.instagram.com/p/ChxjcR9Imut/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Car-uowu2Xv/