ShowBiz

Surprizohet me trëndafila! Beniada ngre dyshime për një romancë të re

Beniada Nishani është një nga personazhet më të dashur për publikun.

Prej pak kohësh Beniada është zhvendosur në Tiranë,  për të realizuar projekte te reja, jo vetëm në modeling, por edhe  fusha të tjera të spektaklit dhe televizionit.

Së fundmi, një postim i modeles ka ngritur dyshime në rrjet rreth jetës së saj sentimentale.

Beniada ka postuar një foto ku mban në dorë dy trëndafila të kuq dhe krahas shkruan: “Faleminderit”, bashkangjitur me një zemër.

Nuk dihet nëse lulet janë dhuratë nga ndonjë fans apo ka një mashkull misterioz që ia ka dhuruar, pasi modelja nuk ka preferuar të  ndajë më shumë detaje.

Linku:https://www.instagram.com/stories/iambeniada/2914106550860744235/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChsXbFHsmvT/