ShowBiz

“Për të ardhur keq”, Monika Lubonja shpërthen në kritika ndaj Fedez dhe ‘Sunny Hill’

Performanca e reperit të njohur Italian, Fedez në festivalin “Sunny Hill” shkaktoi një  bujë të madhe mediatike.

Ai rrëmbeu zemrat e publikut me fjalët ‘gjysëm shqip’ dhe premtimin që bëri se koncerti i tij i rradhës në shqipëri do të jetë falas.

Por jo të gjithë kanë ngelur të kënaqur nga performanca e reperit.

Monika Lubonja ishte një prej tyre.

Ajo u shpreh se nuk i pëlqeu fare fjalët shqip që i kishin mësuar reperit dhe se shqipja është një gjuhë e bukur plot me gjëra interesante për të mësuar.

Gjatë disa videove në InstaStory ajo rrëfeu:

“Faktikisht kisha vendosur të shkoja në natën e fundit të Festivalit që zhvillohet në Tiranë, por kam frikë mos më shajnë siç na shau ai këngëtari italian. Por, në fakt ai i shkret nuk ka asnjë faj se atë fjalë i kanë mësuar. Është për të ardhur keq. Po që ne na pëlqejnë kur na shajnë. A keni vënë re se sa ulërasim, sa gëzojmë, sa duartrokasim. Ishim gati t’i thonim thuaje dhe një herë.”

Linku: https://www.instagram.com/stories/monikalubonja/2914953536011034910/

Burimin i fotos: https://www.instagram.com/p/CdoDrCcICQ8/