ShowBiz

A e bezdisin krahasimet me Rozana Radin? Delinda befason me përgjigjen e saj

Aktorja e humorit, Delinda Disha, ka nisur një eksperiencë të re në karrierën e saj tashmë në rolin e moderatores përkrah Fjori Dardhës në emisionin “Xhadat”.

Së fundmi Delinda ka qënë e ftuar në “Natë me Aulonën” ku përmes humorit dhe bisedës së këndshme ka ndarë me publikun disa detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

E pyetur për eksperiencën e saj të re si edhe për reagimet nga publiku, kryesisht për krahasimin e saj me Rozana Radin, Delinda është shprehur se duke qënë figure publike është mësuar tashmë t’i pranojë edhe komentet e tilla.

Ajo gjithashtu shtoi faktin se nuk mërzitet dhe përkundrazi e kupton edhe mbështetjen që ka një pjesë e publikut për Rozana Radin.

“Unë nuk mërzitem. Që kur kam pranuar të jem person publik, t’i futem botës së artit, më lëndofshin apo jo do t’i pranoj të gjitha komentet pozitive dhe negative. Ama nëse ty të komentojnë pozitivisht do të thotë që diçka nuk shkon tek ty.

Kanë qenë dy-tre komente por normalisht edhe Rozi ka publikun e vet, mëbshtetësit e vet, nuk kanë preferencë Delin kanë Rozin, kjo është gjë mëse normale.

Mua nuk më vjen keq, përkundrazi, më vjen mirë që Rozi ka lënë imazhin e saj, figurën e saj tek ky emision, është shprehur aktorja.

Linku: https://youtu.be/jHXXaEGirDM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Certh5Os-FY/?utm_source=ig_web_copy_link