“Dancing With The Stars” ka dhuruar atmosferë magjike me hapjen e tij mbrëmjen e djeshme.
Performanca e moderatores, Elona Duro i ka kaluar pritshmëritë sidomos për anëtaren e juries, Valbona Selimllari.
Ndërsa Elona së bashku me partnerin e saj të kërcimit, Anxhelo, janë afruar jurisë për të marrë vlerësimet prej tyre, Valbona i ka kërkuar ndjesë publike duke i thënë se e ka menduar se nuk do të jepte mjaftueshëm.
“Dua të të kërkoj ndjesë se të kam paragjykuar, mendoj se nuk do të jepje mjaftueshëm”, është shprehur Valbona e befasuar nga performanca e Elonës.
Linku: https://youtu.be/_hFrzCinvlE
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CU19Nm3Naba/
https://www.instagram.com/p/CcsNzItqtfG/?utm_source=ig_web_copy_link