Mbrëmjen e kaluar dy konkurentë të rinj i janë bashkuar garës së Dance Albania.
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri dhe Meridian Ramçaj do të performojnë së bashku me partnerët e tyre balerinë në emisionin e kërcimit në netët në vazhdim.
Adelina ishte shumë e emocionuar sepse bashkëshorti dhe djali i saj ishin të pranishëm në skenë.
“Jam më tepër se e emocionuar këtë radhë sepse kemi punuar në këtë skenë me ju dhe Verën. Por këtë herë kam dy herë më shumë emocione sepse për herë të parë kam çunin, kam burrin në skenë.
Bashkëshorti është hera e parë që vjen sepse rri larg kamerave, nuk ka shumë dëshirë, por dashuria e madhe dhe përkrahja duhet të na rrijë ndonjëherë dhe mbrapa. Faleminderit shumë dhe ju dua shumë”, u shpreh Adelina.
Ndërsa Meridiani u shpreh se është një kënaqësi për të dhe mezi po pret ta shijoi këtë eksperiencë fantastike.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=qaHNcBODuSc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dance_albania.tvklan/