ShowBiz

E braktisi pas skandalit të videos intime, missi shqiptar zbulon se ish-i dashuri i saj është figurë publike

Juliana Nura, është rikthyer përsëri në ekran, prej të cilit ka qëndruar për 12 vite larg.

Shkak për këtë largim u bë shantazhi për publikimin e një video intime të saj.

E ftuar për një intervistë me Rudinën në emisionin e pasdites, ajo u kthye pas në kohë për të kujtuar dhe sqaruar me publikun se çfarë ndodhi me të.

Missi nisi një karrierë tepër të suksesshme ndërsa gjithçka iu pre teksa mori kërcënimet për një video që kishte bërë me të dashurin.

Mes të tjerash ajo shpjegoi se ai ishte një figurë e njohur.

Modelja zbuloi se ai nuk e ndihmoi as financiarisht as emocionalisht për ta kaluar këtë situate. Pasi sipas saj, ai kishte dashur “të shpëtonte” karrierën e tij, ndaj edhe ishin ndarë.

“Asgjë nuk bëri, se edhe ai ishte në hapat e karrierës së tij,  Është personazh publik dhe nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq….

Nuk më ndihmoi as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të forte, kështu që e falënderoj”, u shpreh ajo.

Linku: https://youtu.be/0VMhSV_FNrw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cg4bprPqhUB/?utm_source=ig_web_copy_link