ShowBiz

“Jemi takuar dhe puthur jashtë studios”, konkurrenti ‘plas bombën’ në Përputhen

Në puntatën e djeshme, teksa Anxhela dhe Arbëri ishin në një takimi sqarues në studio, Albi ndërhyri duke plasur bombën.

Sipas tij në tre javët e para të emisionin teksa Anxhela pohonte se kishte një pëlqim për Arbërin, ajo shkëmbente mesazhe dhe takohej me të.

Konkurrenti nuk u mjaftua me kaq, por gjatë debatit shtoi edhe faktin se ai dhe Anxhela kishin shkëmbyer puthje.

Anxhela e pranoi faktin se ishte takuar me Albin, por e mohonte faktin se ishte puthur me të.

Pas mohimit të vazhdueshëm të Anxhelës, Albi shtoi se ka prova dhe mund të nxjerë pamje të marra nga lokalet që kanë qëndruar së bashku.

Kjo deklaratë nxiti debate të ashpëra në studio ku Ori dhe Neda i cilësuan si të pavenda kërcënimet e tij.

“Këto janë kërcënime dhe ti nuk mund të vish ti bësh këtu”, u shpreh Neda Balluku.

Linku: https://youtu.be/VnJ7JbMvqUI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/