ShowBiz

Si rrallëherë, Salsano Rrapi flet për bashkshorten dhe ka një mesazh emocionues për të

Salsano Rrapi është pa dyshim një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar.

Edhe pse prej shumë vitesh pjesë e ekranit, aktori i humorit e ruan me fanatizëm jetën e tij private.

Së fundmi ai ka qënë i ftuar në emisionin “Breaking”, ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij private.

I pyetur për marrëdhënien me të shoqen, Erjona Kakeli dhe konkretisht për puthjen e parë, aktori nuk ka hezituar duke treguar nga kujtimet se ishte vet ajo që ia kishte rrëmbyer.

“Më përplasi pas murit, ma rrëmbeu e para puthjen”, tha Salsano.

Prej tij gjithashtu nuk mungoi falenderimi për partneren për gjithçka ajo bënë për familjen e tyre.

“E falendëroj për çdo gjë që bën ajo për familjen. Është shumë e përkushtuar. Është shumë praktike, gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka qenë me fëmijët dhe më ka lënë mua më të lirë për t’u marrë me punën time.”

Ndër të tjera ai zbuloi edhe dy gënjeshtra që i ka thënë gruas së tij.

“Kurthi që i kam bërë disa kohë më parë në emisionin “Ndryshe”, dhe më 1 prill i thashë që kam bërë aksident”, është shprehur Salsano.

Linku: https://youtu.be/wfBDmRKCh2g

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/salsanorrapi/