ShowBiz

Stresi reagon i revoltuar pas vdekjes së Lear Kurtit, zbulon raportin që ka pasur me të

Stresi është një nga reperët më të dashur dhe më të suksesshëm të estradës sonë.

Së fundmi ai ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme ku 32 vjeçari, Lear Kurti ka ndërruar jetë.

Përmes një Instastory ai ka bërë me dije se e njihte të riun dhe ka prekur me fjalët dedikuar tij.

“Ngushëllimet e mia familjarëve. Prej 15 vitesh njiheshim, unë në park fillova karrierën e muzikës time me ju dhe e kisha për detyrë të them dy gjëra të vogla vëllai im, të falendëroj për ato momente që kemi kaluar bashkë, ishe shok besnik shumë rob Zoti. Padrejtësia do ekzistojë për shumë kohë në Shqipëri, pabesia, skllavërimi e shumë gjëra të tjera noku…

Zoti na sprovon në çdo lloj mënyre mirëpo dhimbjet janë të shumta, policiat nuk janë të gjithë dhe të mirë, por kjo që të ndodhi ty është e papranueshme sepse ia kanë marrë dorën me neve djemtë e tinj. Por do vijë një ditë që s’do durojmë dhe do jetë fundi më i keq i tyre që kanë parë ndonjëherë shqiptarët.

Të dy kemi dalë në protesta dikur e mbaj mend shumë mirë dhe ti ishe kundra padrejtësisë dhe sot ike nga kjo jetë nga padrejtësia. Lart qofsh pranë Zotit, lamumirë të fala vëllezërve atje lart”, shkruan ai ndër të tjera.

Linku: https://www.instagram.com/stories/stresi/2953871080425507307/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcA0_BkDumG/?utm_source=ig_web_copy_link