Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një nga çiftet më të preferuar të publikut shqiptar.
E ndërsa në “Dancing With The Stars” janë rikthyer edhe një herë në kujtes disa nga këngët më të bukura të “Top Fest” ndër vite, Sara performoi në tingujt e muzikës së partnerit të saj.
Së bashku me Luixhinon, Sara kërceu këngën “Shko”, me të cilën Ledri Vula ngriti kupën si fitues i “Top Fest” në vitin 2015.
“Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit”, u shpreh Sara tepër e emocionuar, ndërsa shtoi duke qeshur dhe faktin se gjatë kërcimit për një moment dëshiroi të zvendësonte balerinin me Ledrin.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0H5Iwp8eoXY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfE_pX0r6XE/?utm_source=ig_web_copy_link