Një festë e organizuar në South Beach të Nju Jork-ut pas konkursit të Miss-it Sri Lanka nuk shkoi ashtu siç duhet.
Gjatë festës që u organizua ka shpërthyer një sherr i madh ku janë përfshirë shumë persona mes tyre dhe shumë vajza.
Pamjet e këtij sherri të ashpër janë bërë tepër virale, duke shkaktuar mjaft reagime në rrjet.
Përdoruesit e rrjetit kritikuan ‘sjelljen tipike të fshatit Sri Lankas’ për prishjen e imazhit të diasporës në SHBA.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen që çoi edhe në dëmtime materiale.
Raportet thonë se janë bërë disa arrestime në lidhje me incidentin.
Burimi i fotos: freepik.com