ShowBiz

Rozana Radi “shkëlqen” nga dashuria, flet si rrallëherë për romancën disavjeçare

Rozana Radi ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ndër të tjera ajo ka folur për jetën e saj private.

Si rrallë herë artistja ka pranuar se prej 10 vitesh është në një lidhje dashurie dhe partneri i saj nuk i përket botës së televizionit.

Ka qënë zgjedhja e tij që mos të bëhet i njohur për mediat dhe publikun.

Madje Rozana ka zbuluar se mediat janë bërë shkak i një debati  me partnerin, pasi humori i saj është përgënjeshtruar.

“Në një emision thashë “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”, ku pjesë ishte satira përveç investigimit.

Pas emisionit do të shkoja në plazh me të dashurin, dhe nisën gazetat “u rilidh Rozana”. Na futën me të vërtetë në sherr, se ai më thoshte pse e ke thënë ti.

Ne nuk ishim në sherr por na futën me të vërtetë në sherr. Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim.

Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin”, është shprehur artistja.

Linku: https://youtu.be/zR9Xm7H1kqI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkJGQ1CtWr2/?utm_source=ig_web_copy_link