Moderatorja e njohur, Kiara Tito ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5” ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj private.
Si rrallëherë moderatorja ka hapur zemrën e ka folur rreth jetës së saj sentimentale.
Ajo tregoi se ka qenë vetëm njëherë e dashuruar dhe theksoi faktin se dashuria vjen në forma të ndryshme.
“Dashuria vjen në forma të ndryshme dhe duke kaluar vite, ti kupton që nuk është njësoj si të dashurosh kur je e vogël dhe të duash në këtë moment kur ti ke arritur të kesh eksperienca.
Kështu që mendoj se në mënyra të ndryshme, mund të dashuroj njeriu 3 herë në jetë. E treta, e vërteta.
Deri tani, unë kam qenë 1 herë e dashuruar”, është shprehur Kiara ka zbuluar detaje.
Kujtojmë se moderatorja është përfolur në rrjet për një romance të mundshme me këngëtarin e njohur, Butrint Imerin, të cilën ajo vet e ka mohuar.
Linku: https://youtu.be/SkX7cQdwCnU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkGXOkmrEB1/?utm_source=ig_web_copy_link