ShowBiz

U dyshua për një krisje mes Arbana Osmanit dhe Lori Hoxhës, moderatorja sqaron të vërtetën

Moderatorja e dashur, Arbana Osmani ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “E diell” ku ka folur pa dorashka rreth jetës së saj profesionale dhe private.

Gjatë intervistës Arbana është pyetur nga Manushi për  thashethemet që kanë qarkulluar lidhur me krisjen e marrëdhënies së saj me Lori Hoxhën.

Arbana i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet, duke sqaruar se ajo asnjëherë nuk është ndikuar nga këto lajme pasi nuk ka pasur asgjë të vërtet në të.

“Thashethemet që qarkullojnë të influencojnë nëse janë të vërteta. Nëse unë kam një marrëdhënie për të cilën jam e sigurt, sepse e di se si e kam, nuk kam nevojë të bëj përgënjeshtrime.

Në lidhje me komentimin që i është bërë marrëdhënies me Lorin nuk ka patur vend për diskutime dhe sqarime, sepse që në momentin që ka mbaruar “BBV1”, ajo më ka thënë që do të më ketë edhe në “BBV2”.

Ne vetë i kemi pasur gjërat e qarta dhe në këtë kuptim nuk më kanë ndikuar ato që janë shkruar”, është shprehur moderatorja.

Linku: https://youtu.be/g7jqN0ZtdJI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/