ShowBiz

Çfarë po ndodh me projektet e fshira të Flori Mumajesit? CEO i Acromax zbulon më shumë

Kantautori Flori Mumajesi me fshirjen e këngëve nga kanali i tij në YouTube ka bërë shumë bujë në rrjet.

Të gjithë kanë pasur kuriozitetin pr të ditur pse erdhi ky vendim dhe çfarë do të ndodhë me projektet e tij.

Mbi këtë temë ishin të ftuar në ‘Breaking’ CEO i ‘Acromax’ Aldor Nini, Tiri Gjoci, gazetarja Klotilda Harka.

‘Nga ajo që kemi verifikuar, këngët e Florit nuk janë fshirë, sepse po të ishin fshirë është një porces që nuk të lejon ti kthesh prapë. Në rastin e Florit, këngët janë kaluar në privat, kemi gjetur linqet në bazë të publikimeve që ka bërë Flori në Twitter, dhe këngët rezultojnë private’– u shpreh CEO i Acromax.

Sipas Aldor Ninit e gjithë kjo situatë e krijuar do të rezultojë në klikime për Flori Mumajesin.

‘Kënëgët e Florit, në momentin kur publikohen, gjenerojnë shumicën e klikimeve, por artistë si Flori kanë një vazhdimësi klikimesh. Nuk mendoj se ka të drejtë më atë që thotë që këngët e tij nuk dëgjohen më. Po të shikosh në Spotify ka mjaftueshëm dëgjues mujorë, që dëgjojnë edhe këngët e vjetra të tij. Kjo gjë që ndodhi do të ketë ndikim edhe në javët e ardhshme do të ketë rritje të klikimeve. Nuk mendoj se është marketing nga Flori’- u shpreh Nini.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=JDNHC_L9AMk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iamflorimumajesi/tagged/