Ronela Hajatit i ka ndodhur e papritura në mes të londrës. Dikush i ka vjedhur këngëtares portofolin së bashku me kartat duke e lënë pa lekë në mes të Londrës.
Këngëtarja e ka ndarë lajmin nëpërmjet një video ku iu bën miqve thirrje për ndihmë.
‘Kjo është një foto imja e lumtur para se të më vidhnin portofolin tek kjo çanta. Fotoja ime e fundit e lumtur. Më kanë vjedhur gjithë lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet. Kam gjithsej vetëm 4 paund. Pres shumë lekë nga ju shqiptarët e mi të m’i sillin,’ shton ajo duke qeshur.
Linku: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/
Burimi i i fotos: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/