ShowBiz

“Inati le të plasë, unë këtu do të rri” Melisa dhe Arbnora përplasen në Dance Albania

Puntatën e kaluar në emisionin “Dance Albania” ka ndodhur një përplasje mes Melisa Lleshit dhe Arbnora Ademaj.

Gjatë klipit të akores ajo është shprehur se konkurrentë të fortë sheh Sindin dhe Dionin. Ajo shtoi dhe faktin se sipas saj Melisa  nuk e meriton të jetë aty ku është

“Konkurrentin më të fortë unë e shoh Sindin dhe Dionin. Melisa deri tani nuk mendoj se nuk është në atë pozicion që e meriton të jetë. Duhet të ishte gjynah është dikush punon me muaj të tërë dhe më pas vjen dikush dhe shkon më tutje se ne që kemi punuar më shumë”, është shprehur aktorja.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Melisa Lleshi duke i kërkuar Arbnora Ademajt që të ja sqarojë se çfarë ka dashur që të thotë me deklaratën e saj.

Arbnora i ka thënë se mendon që të shkojnë në finale konkurrentët që kanë qenë që nga fillimi i spektaklit dhe jo ato që i janë bashkuar më vonë, duke iu drejtuar Melisës.

Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të saj.

“S’ka gjë zemër, inati le të plasë, unë prapë këtu do të rri”, është shprehur Melisa.

Linku: https://youtu.be/tvTwMhxkCJI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ckvp2tfDlwd/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CjSj6sLsRLL/?utm_source=ig_web_copy_link