ShowBiz

Të gjithëve na duken të shijshme, Eduart Grishaj ka dy fjalë për gatimet e Arbanës

Regjisori i njohur, Eduart Grishaj, është duke shijuar suksesin e filmit të tij më të ri, “Sofia”.

Ai ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “FitStation” ku përveç bisedës rreth filmit, ka folur edhe për gatimet e partneres së tij, moderatores së dashur, Arbana Osmanit.

Moderatorja, Çenkuela Hasa e ka pyetur se cila nga gatimet e Arbanës është e preferuara e tij, ku Eduarti nuk e ka kursyer përgjigjen e tij duke zbuluar më shumë.

“Tani receta e preferuar ka kohë që është sushi që gatuan Arbana, pa i hequr vlerën asnjë pjate tjetër.

 Sa është një kënaqësi është dhe një vuajtje e madhe për mua pasi pas çdo vakti që ha nga duart e Arbanës më duhet të shkoj ose të bëj vrap ose të luaj tenis që të heq kaloritë.

Ajo i ruan balancat se vetëm i provon dhe gjithë pjatën ma kalon mua dhe unë nuk e refuzoj dot”, është shprehur Eduarti.

Linku: https://www.youtube.com/@gazetashqiptare5571

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrIBZnpHxl8/?utm_source=ig_web_copy_link