ShowBiz

“Doja të punësoja një vrasësë me pagesë”, Angelina trondit fansat me rrëfimin e saj

Angelina Jolie, ka kaluar disa momente mjaft delikate në jetën e saj, të cilat ka vendosur t’i ndajë me publikun së fundmi.

Në pjesën e fundit të podcast-it të OK Diario ‘Levantate OK’, Angelina Jolie pranoi se dikur punësoi një vrasës me pagesë për ta vrarë.

Ish-bashkëshortja e Brad Pitt ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së saj dhe në disa raste ajo ka menduar edhe vetëvrasjen. Megjithatë, ajo thotë se një herë u përpoq të punësonte dikë që ta vriste në mënyrë që të shmangte që të afërmit e saj që mos të bënin diçka për ta ndaluar atë.

Kështu, aktorja e “Eternals” punësoi një vrasës me pagesë, detyra e të cilit ishte ta vriste atë: “Ai ishte një person mjaft i mirë dhe më pyeti nëse mund ta mendoja dhe ta telefonoja përsëri pas dy muajsh. Diçka ndryshoi në jetën time dhe kuptova se sduhet ta bëja atë veprim”.

“Nuk është aq e vështirë ta gjesh atë në Nju Jork. Sado e çmendur që tingëllon, mendoj se shumë njerëz kanë menduar për vetëvrasjen kur janë të rinj. E dija se shumë njerëz të afërt me mua, si nëna ime, do të ndiheshin sikur nuk do të më jepnin sa duhet nëse do të kisha vrarë veten ”, ka thënë ajo.

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2022/11/22/637d334822601db1358b45a7.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CVGdx3ApWOM/?utm_source=ig_web_copy_link