ShowBiz

“Zemra jote është më e madhe si trupi yt” Vera Ora i bën dedikimi special Ritës

Rita Ora, sot feston 32-vjetorin e saj të lindjes dhe urimet e shumta për të nuk kanë munguar.

Urimi më special padyshim që ishte ai i nënës së saj.

Vera ka postuar një foto të fëmijërisë së Ritës duke zgjedhur fjalët më të ndjera për këngëtaren me famë botërore.

“Rita, pira, urime ditëlindjen zog. Të duam shumë, asgjë nuk ka rëndësi dhe asnjë vlerë tjetër nuk mund të krahasohet me dashurinë dhe lidhjen që kemi. Ti ke dashurinë time të pafund dhe mbaje mend: Zemra jote është më e madhe se trupi yt dhe të lutëm vazhdo të jesh vetvetja. Të duam shumë, dashuria që ke prej meje dhe tërë familjes është çmimi më i madh që do të kesh tërë jetën”, shkruan ajo në postim.

Linku: https://www.instagram.com/p/ClbKI0rNUpu/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cd1OK7UtuZC/?utm_source=ig_web_copy_link