Fushata e fundit e firmës së njohur Balenciaga ka shkaktuar një lum komentesh negative, për shkak të reklamimit të veshjeve me simbole sadomazokiste të pozuara nga fëmijë të vegjël.
Shumë figura të njohura të tilla si: Dua Lipa, Kim Kardashian, Bella Hadid-i kanë reaguar kundër kësaj fushate.
Mirëpo së fundmi kësaj liste i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur, Loredana Zefi.
Teksa ka ndarë një video nga videoklipi i ri i saj muzikor ku poshtë videos shihet që audio e përdorur të mbajë titullin “No Balenciaga”.
Kaq ka mjaftuar të kuptohet se ndoshta edhe Loredana ka ndërprerë bashkëpunimin me firmën e njohur.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbnCrSgMVrS/?utm_source=ig_web_copy_link