ShowBiz

‘I quaj shplarje truri markat’, Blendi Fevziu tregon rastin kur i thotë jo të bijës

Blendi Fevziu në çdo dalje të tij është e pamundur të mos flasë për pasionin e tij për udhëtime.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në Wake-Up ku ka treguar më shumë dhe për udhëtimet me të bijën Michel.

Blendi tregoi se një moment e bija i kërkoi diçka të shtrenjtë marke që e kishin dhe shoqet. Blendi i ka thënë se nuk ta blej.

‘Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishe e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente. Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti’, tregoi Fevziu.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Y-CXwIoQ0-I

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/blendifevziu/