Cindy Marina ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Natë me Aulonën”.
Edhe pse ka qënë vetë modelja, e cila e ka bërë publike lidhjen e saj me djalin e politikanes Jozefina Topalli, ajo është përpjekur të jetë shumë e rezervuar.
Gjatë intervistës ajo ka zbuluar edhe se si e priti familja romancën e saj me Genar Topallin.
“Nuk kanë pasur ndonjë mendim, iu thashë jam lidhur. Vëllai i madh është më i qetë, më pyeste, është, pyetje normale.
Vëllai i vogël ishte më ndryshe si “kush është ky?”, në fakt vëllai i vogël e ka takuar. Kanë shkuar shumë mirë bashkë, ia ka mbushur mendjen Genari.
Shkojnë shumë mirë të dy me Genarin”, është shprehur Cindy.
Linku: https://youtu.be/Q6e9_y-bp2A
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClmDu27KreB/?utm_source=ig_web_copy_link