Business / Technology

Përdoruesit e Twitter votojnë në favor të dorëheqjes së Elon Musk

Përdoruesit e Twitter kanë votuar në favor të largimit të Elon Musk nga posti i shefit ekzekutiv të platformës pasi miliarderi bëri një sondazh për të ardhmen e tij.

Një total prej 57.5% votuan “po” pasi Musk pyeti 122 milionë ndjekësit e tij nëse ai duhet të tërhiqej.

Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë tha para mbylljes së sondazhit se ai do t’i përmbahej rezultatit.

Manjati i teknologjisë, i cili gjithashtu drejton Tesla dhe Space X, është përballur me shumë kritika që nga marrja në dorë e faqes.

Musk ende nuk ka komentuar që nga mbyllja e sondazhit. Edhe nëse ai do të jepte dorëheqjen si shef ekzekutiv, ai do të mbetej si pronar i Twitter.

Më shumë se 17.5 milionë përdorues votuan në sondazhin e tij të hënën, me 42.5% që votuan kundër largimit të Musk.

Linku: https://www.bbc.com/news/business-your-money-64021412

Burimi i foto: unsplash.com