ShowBiz

Ndryshime në “Big Brother VIP2” në minutat e fundit, ja ç’pritet të ndodhë

Në prag të nisjes së formatit më të shumëpritur, “Big Brother Vip2”, mesa duket ka ndodhur një ndryshim i papritur.

Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se opinionistët e formatit të njohur do të jenë sërisht Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, mirëpo është konfirmuar vetëm njëri prej tyre.

Në faqen zyrtare të BBV është zbuluar se në karrigen e opinionistit do të ulet Arbër Hajdari së bashku me një tjetër bashkëpuntore të re.

Identiteti i së cilës pritet të zbulohet vetëm gjatë mbremjes së sotme.

Linku: https://www.instagram.com/p/CmjsNEyM5Wi/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6f4a24e6-b70d-482d-be25-8bb6dab47a0b