Nipi i Bob Marley, Joseph ‘Jo Mersa’ Marley ka vdekur në moshën 31 vjeçare.
Joseph ‘Jo Mersa’ Marley, nipi i muzikantit të famshëm Reggae, Bob Marley dhe djali i madh i tetë herë fituesit të Grammy-t, Stephen Marley, ka vdekur duke lënë hidhrim tek miqtë dhe të afërmit.
Jo, i cili ishte gjithashtu një muzikant reggae dhe DJ – i njohur profesionalisht si Jo Mersa – u gjet i pa jetë në një automjet dhe thuhet se vdiq nga një sulm astme.
Këngëtari pas këngës hit të vitit 2016 ‘Burn It Down’ lindi në Kingston më 12 mars 1991 dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të hershme në Xhamajka. Më pas, ai u transferua në Florida për të ndjekur shkollën e mesme. Më vonë ai ndoqi Kolegjin Miami Dade për të studiuar inxhinieri në studio.
Joseph bëri debutimin e tij zyrtar muzikor në vitin 2010 me “My Girl”, një bashkëpunim me kushëririn e tij më të madh Daniel Bambaata Marley.
Linku: https://www.euronews.com/culture/2022/12/28/bob-marleys-grandson-joseph-jo-mersa-marley-dies-aged-31
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bobmarley/