ShowBiz

U gjykua ashpër nga publiku për romancën me balerinin e saj, reagon për herë të parë Elhaida Dani

Romanca e krijuar mes këngëtares së njohur, Elhaida Dani dhe balerinit Ledian Agalliaj nuk u prit shumë mirë nga publiku gjerë.

Shkak ishte lidhja e mëparshme që balerini kishte përpara se të niste eksperiencën e tij në emisionin e kërcimit “Dance With The Stars”.

Një lum komentesh negative ranë mbi çiftin e ri, ku më shumë cënohej imazhi i këngëtares, e cila së fundmi ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet e saj sociale.

“Si asnjëherë tjetër në karrierën time, përtej bashkëpunimit profesional, ndjeva emocione dhe shkëndija të sinqerta, të cilat nuk i përmbajta dot. Besoj shumë te forca që rrezaton dashuria për të frymëzuar, reflektuar në pozitivitet për t’i bërë njerëzit më të mirë, ndaj, kjo shpejgon arsyen pse vendosëm t’i ndajmë me publikun ndjenjat që kemi.

Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rretha, të cilat i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë edhe moral. Por, nuk jam unë personi që duhet t’i sqarojë mirë për publikun.

E ndjej që mund të kem zhgënjyer disa prej jush (edhe pse pa ditur historinë e vërtetë) dhe për këtë jam mërzitur, sepse e di që dashuria dhe marrëdhëniet mund të jenë komplekse. Në finale, dua gjithsesi të kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar. Jam e përkushtuar të vazhdoj të punoj fort për të merituar”, është shprehur Elhaida.

Linku: https://www.instagram.com/stories/elhaidadani93/3004117953355993422/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmFA3Bvqsqo/?utm_source=ig_web_copy_link