Mësohet se janë rritur tensionet mes dyshes së famshme
Dasma e planifikuar mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez raportohet se është shtyrë, pasi dyshja pati disa probleme në marrëdhënien e tyre.
Ronaldo kohët e fundit mori një Rolls Royce që mendohet të jetë me vlerë 350,000 euro nga Georgina si dhuratë e tij për Krishtlindje, por pavarësisht kësaj nuk është gjithçka mirë mes dyshit.
Ronaldo dihet se është i dashuruar pas makinave dhe dukej shumë i kënaqur me dhuratën, megjithatë mund të ketë probleme në prapaskenë.
A janë ndarë Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?
Siç është raportuar nga emisioni ‘Socialite’, modelja dhe futbollisti po përpiqen të sigurojnë që gjithçka të shfaqet mirë në rrjetet e tyre sociale, por mes tyre po raportohet një krisje.
Ajo që i ka shtuar më shumë thashethemet se marrëdhënia e tyre ekziston vetëm sepse është e dobishme për karrierën dhe statusin e tyre si të famshëm, por ata gjithmonë e kanë mohuar se është kështu.
Zhgënjimi i fundit i lojtarit në Botërorin e Katarit me kombëtaren portugeze mund të ketë shkaktuar një krizë dhe dasma që ata kishin planifikuar është shtyrë”, ka raportuar gazetari Gonzalo Vazquez.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/01/02/63b2e1c022601d440f8b45d0.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CENIv0YqEGw/?utm_source=ig_web_copy_link