Kejvina Kthella së fundmi ka treguar një histori tepër tronditëse.
Teksa ndodhet së bashku me Efi në rulotë, si dënim nga Vëllai i Madh për tonet e ashpra dhe fjalët ofenduese ndaj njëra-tjetrës, ajo ka hapur zemrën duke treguar një histori aspak të lehtë për të.
Modelja ka treguar se si kishte rënë pre e një dhune të pamëshirshme nga i dashuri i saj asokohe për arsye banale.
Ajo tregon se shkaku ishte bërë një foto të cilën ajo e publikoi në Facebook.
Sipas saj ai e goditi me grushta duke e gjakosur dhe ndalej vetëm kur ajo mbetej pa frymë.
“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht (bën shenjën si e godiste). Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma.
Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua”, është shprehur modelja
Linku: https://www.instagram.com/reel/CnJlUi8BpUw/?utm_source=ig_web_copy_link
Buirmi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cd31ylTrfP_/?utm_source=ig_web_copy_link