ShowBiz

Pas Gentit dhe Luizit, Tea Trifoni nuk lë gjë pa i thënë Olta Gixharit

Mesa duket pothuajse disa nga banorët e “Big Brother VIP2” ndajnë të njëjtin opinion lidhur me aktoren e njohur, Olta Gixhari.

Natyra e saj për t’i zmadhuar paska situatat brenda shtëpisë ka irrituar jo pak konkurrentë të cilët i janë kthyer kundër.

Pas Gentit ka qënë Tea, e cila gjatë spektaklit ka zhvilluar një diskutim me tone paksa të larta me Oltën teksa e akuzon këtë të fundit se ‘gënjen sy për sy’ lidhur me debatin e aktores me Gentin.

Sipas Teas Olta i është shprehur se Genti përveçse frazës ofenduese i ka bërë edhe gjeste të cilat aktorja gjatë spektaklit i ka mohuar se i ka thënë.

Megjithatë Olta ka vazhduar qetësisht qëndrimin e saj.

 “Lërë videon, ti ça më ke thënë mua, ma bëri me gjeste! Pse e mohon në sy, kjo është çmenduri!”, është shprehur Tea.

“E ke seriozisht, ule tonin, mos u revolto!”, vijon më pas Olta.

“Po se ju gënjeni dhe çorientoni shtëpinë dhe rri si zonjë në fund! Si mund të luash kështu me njerëzit? Unë të besova!  Ore lërë tonin tim ti, jam e indinjuar! Unë nuk flas më me ty, se ti të gënjen sy për sy!”, ka përfunduar e irrituar ish-konkurrentja e Përputhen.

Linku: https://youtu.be/9FE2Ke9XdEc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce1aDBuN_Ez/?utm_source=ig_web_copy_link