ShowBiz

“Jeta është shumë e padrejtë”, Rrëfimi i Luizit lidhur me sëmundjen e tij përlot Ronela Hajatin

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli ditën e djeshme, teksa qëndronte së bashku me Kiarën në oborr ka bërë një rrëfim tepër prekës.

Ai ka zbuluar se prej kohësh vuan nga një sëmundje e rrallë, për të cilën nuk dha detaje.

Lidhur me këtë deklaratë prekëse ka reaguar këngëtarja, Ronela Hajati, e cila ndër të tjera i ka uruar shërim të shpejt.

“Më thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë të Ethet) të shërohet sa më shpejt!

U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë!

Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër  të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, ka shkruar këngëtarja në një InstaStory.

Linku: https://www.instagram.com/stories/ronelahajatiofficial/3012183436656868924/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnHKeifIL4q/?utm_source=ig_web_copy_link