Opinionistja e formatit të njohur, Përputhen, Neda Balluku ka qënë e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”.
Gjatë bisedës ishte e pamundur të mos prekej shtatzënia e saj.
Pak ditë më parë në “Përputhen Prime”, Neda konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël për herë të tretë, kësaj here me një vajzë.
Në intervistën me Bieta Sulon, Neda u shpreh se kjo ishte një surprizë për familjen e saj, por po e përjeton më së mirë këtë periudhë të bukur.
Jo vetëm kaq, ajo zbuloi gjithashtu reagimin e partnerit të saj, Ogrenit.
“Më kujtohet kur e mora në telefon dhe i thashë ‘të lutem duhet të vish në shtëpi’ dhe është një gjë që unë nuk e bëj kurrë. Pra unë s’jam nga ato partnere që jam gjithë kohës në telefon, ndaj ishte një telefonatë e çuditshme për Ogrenin.
Erdhi menjëherë dhe pastaj ia thashë. Ai është ndryshe nga unë, është optimist i pashërueshëm, e sheh gotën plot fare.
Ai thotë gjithë kohës që jemi shumë mirë dhe kjo më ka ndihmuar shumë në shtatzëninë e tretë. Se ka një ndryshim shumë të madh të bëhesh nënë për herë të parë dhe pastaj për herë të tretë”, është shprehur Neda.
Linku: https://www.instagram.com/reel/CnPmhjtLyVP/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ck8EQdyNZ9iIhsBZFb1Uz8doY4L1F7DFAh3dz00/