ShowBiz

‘Jam traumatizuar’, Bjordi Mezini rrëfen si e ndryshoi historia e dashurisë

Regjizori Bjordi Mezimi është një emër jo pak i njohur për estradën tonë.

Eksperienca e tij e mëparshme në shtëpinë vip bëri që të kishte një lidhje të gjatë publike.

Pak më parë ai ka treguar se kjo histori e ka ndryshuar shumë  si person dhe ka vendosur të mos përfshihet më në romanca publikisht.

Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak.

Për si jam ndërtuar unë, vëmendja mediatike dhe përfshirja e publikut dhe mediave, ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak. Jo vetëm në lidhjen time por edhe në karakterin tim. Gjë që më ka bërë të kuptoj se disa gjëra të jetës time nuk duhet ti ndaj më kurrë.

Bjordi theksoi se ka lënë një lidhje jasht por preferon që në shtëpi të mos flasë dhe penalizohet për të.

Linku: https://www.instagram.com/p/CnUAUZtBNUH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bjordimezini/