Fero prej kohësh është në kërkim të policisë.
Reperi së fundmi është arrestuar.
Ai dyshohet se më 28 dhjetor ka shtënë me armë zjarri në një lagje të Gjilanit.
‘Si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale.
‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.
Linku: Prokuroria Themelore ne Gjilan
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cc3GmA7qBRQ/