ShowBiz

Pas hyrjes në Big Brother Vip, Atdheu bën deklaratën e fortë për dashurinë

Atdheu është bërë pjesë e Big Brother Vip Kosova.

Që nga formati i Për’Puthen ai ëahtë kthyer në një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë për jetën private dhe jo vetëm.

Sot ai është ndalur një moment tek jeta private ku në shaka e sipër shprehet se ka ngelur pa u martuar.

‘So ka më merr kurrkush, kam mbet pa u martu’. Më pas ai është ngacmuar nga pjesa tjetër e banorëve ku u shpreh se nëse është i dashuruar kurrë nuk tradhëton.

Madje ai i ka treguar Stresit se ka përjetuar një dashuri të fortë dhe nuk do donte të përsëritej situata.

Kurrë mos e provofsha atë dashuri që kam përjetuar.

Kujtojmë se muaj më parë ai u përfol për një romancë të mundshme me Borën. Megjithatë lajmet nuk u konfirmuan nga ana e tyre.

Linku: https://www.instagram.com/p/Cnrb6wNvnQ3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/