Beniada Nishani është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun.
Gjatë eksperiencës së saj në Big Brother Vip, Beniada u vlerësua për pozitivitetin dhe karakterin e saj të çiltër.
Ditën e djeshme në shtëpinë e famshme, banorët janë ndarë në dy grupe dhe kanë diskutuar rreth eksperiencave të banorëve të sezonit të parë të Big Brother VIP.
Një prej tyre ishte edhe Benida, e cila menjëherë pas kësaj ka bërë një shkrim të gjatë në logarinë e saj në Instagram ku këshillon banorët e BBV2.
“Një nga eksperiencat më të bukura, më të forta dhe plot me allegria.
Po të isha aty do t’u thoja konkurrentëve ta jetonin këtë eksperiencë pa strategji, të shijonin çdo moment, për të hapur zemrat e tyre dhe për të treguar më të mirën nga vetja.
Nuk është një luftë se kush fiton dhe arrin i pari, nuk është specia më e fortë që mbijeton, por më e zgjuara që i përshtatet situatave dhe ndryshimeve”, është shprehur ndër të tjera Beniada.
Linku: https://www.instagram.com/stories/iambeniada/3022336320064457347/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnwsjfitZa1/?utm_source=ig_web_copy_link