ShowBiz

“Iu ktheva alkoolit dhe substancave”, Amos rrëfen periudhën më të errtë të jetës

 Amos Zaharia është duke përjetuar eksperiencën e tij në formatin e njohur, Big Brother VIP. 

Mbrëmjen e djeshme banorët i janë bashkuar një loje të quajtur “Loja e memories”, ku secili prej tyre ka treguar historinë e jetës së vetë. 

Aktori ka rrëfyer disa ngjarje nga jeta e tij, por në përfundim banorët kanë qënë të interesuar lidhur me jetën sentimetale. 

I pyetur për vuajtjet e para të dashurisë, Amos është shprehur se ndarjen nga vajza të cilën ai e ka dashuruar marrëzisht e ka nxitur të shkojë drejt alkoolit dhe substancave të tjera. 

“23-24 vjeç kam vuajtur shumë, sepse kam qenë vërtetë marrëzisht i dashuruar por në kuptimin më të keq të fjalës. Dashuroja duke qenë i paplotë dhe ajo ishte gjëja që më plotësonte.  

E kur u shkëput nga jeta ime, unë kam kaluar një 6-vjeçar shumë tronditës për mua sepse nuk arrita dot ta përballoja mirë, ju ktheva alkoolit, ju ktheva substancave e gjërave të tilla.

Megjithatë arrita ta kaloja dhe më mësoi shumë se si realisht njeriu duhet të dashurojë”, ka rrëfyer aktori. 

Linku: https://youtu.be/aEibR1i76O0 

 Buirmi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnOweGdtBKT/?utm_source=ig_web_copy_link