ShowBiz

Të gjithë menduan se u kthye në anën e Oltës, Efi tregon hapur mbështetjen e saj

Në spektaklit të kaluar Efi dhe Olta vendosën të darkonin së bashku.

Gjatë kohës që ato kaluan bashkë i shprehën njëra-tjetrës në sy gjithë pakënaqësitë që kishin.

Në këtë pikë Luizi i shprehu Kiarës se Efi mund të  kthehej në anën e Oltës, pasi mes tyre tashmë gjërat ishin sheshuar.

Ka qënë edhe vetë Olta ajo, e cila pas darkës iu shpreh Luizit se këngëtari ‘po i humbiste ushtarët’.

Mirëpo gjatë një bisede në dhomën e gjumit mes Luizit dhe Efit, kjo e fundit është shprehur se Olta nuk mund ta manipulojë dot atë dhe se ajo gjithmon do jetë grupLui duke iu referuar këngëtarit.

“Ti në radhë të parë duhet të jesh budalla nëse mendon në ndonjë moment që mua mund të më manipulojë Olta. Kur konsideroj dikë mik, e konsideroj dhe pikë. Këtë ta kesh parasysh. Unë jam “Grupi Lui”, është shprehur Efi.

Linku: https://www.instagram.com/reel/Cn6XZhqLeLH/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Burimi i fotos: https://instagram.com/efi.dhedhes?igshid=YmMyMTA2M2Y=