ShowBiz

Pas daljes nga Big Brother Vip, Efi vjen me një thirrje të fortë për ndjkësit

Efi brenda dhe jashtë shtëpisë vip është kthyer në një nga personazhet më të dashur në media dhe jo vetëm.

Ajo së fundmi ka ardhur me një thirrje të fortë për ndjekësit e saj.

‘Të gjithë këtë dashuri që më keni dhuruar për gjithë respektin për gjithë gjërat e bukura që gjeta jashtë. U jam shumë falenderuese, dua t’ju them që unë misionin tim e kryva duke qenë se një nga arsyet kryesore të hyrjes sime aty ishte  për të sprovuar veten time në në situata të ndryshme dhe për të vërtetuar vetes atë që unë mendoj për veten time çfarë njeriu unë jam unë e besoj që Big Brotherin tim unë e fitova.

Do të doja shumë t’ju lutesha të ndalonit ato lloj komentesh me urrejtje, me agrisivitet me atë lloj gjuhe jo të bukur që po përdoret. Sinqerisht në  momentin, që po më jepni kaq shumë dashuri dhe më vlerësuat mua për këtë që jam për të mirat që unë kam, atëherë dhe ju duhet të tregoni sesa të mirë jeni.

Mos harroni se të gjithë aty brenda janë njerëz, mos harroni që kjo nuk është sjellje humane ajo që ne jemi përpjekur të tregojmë aty brenda, disa prej nesh normale, edhe kur jeni të mërzitur tregoni sa të mirë jeni. Ndalojini ato lloj komentesh ndaloni kërcënimet, ndaloni atë lloj gjuhe urrejtje që keni përdorur. Unë dua t’ju them që ju dua shumë dhe faleminderit shumë për gjithçka dhe për dashurinë që më keni dhuruar- përfundoi Efi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/efi.dhedhes/3033714172226658448/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/efi.dhedhes/