ShowBiz

Si e pritën prindërit dhe i dashuri largimin e saj nga BBV, Efi rrëfehet pa dorashka

Efi është kthyer në një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar për publikun shqiptar.

Së fundmi ai ka qënë e ftuar në rolin e opinionistes në Për’puthen Prime.

Gjatë spektaklit Efi ka komentuar daljen e saj të papritur nga “Big Brother VIP”.

Ajo ka treguar fillimisht se si e kanë pritur prindërit e saj.

“Ajo ishte lumturia ime më e madhe. Në momentin që unë u futa në shtëpi dhe kisha babin duke më puthur në ballë dhe mamin duke më përqafuar. Madje edhe vëllain se ai nuk para puth, i ka ngjarë motrës. Ishte gjëja më e bukur që ka ndjerë ndonjëherë. Nuk kisha arritur akoma të mësoja se si isha pritur nga publiku. E dija që isha mirë, por deri aty. Kur pashë atë gëzimin në sytë e prindërve të mi, por edhe lotët e babit, u ndje shumë keq që dola nuk e prisnin. Gjithsesi unë prandaj them e kam fituar “Big Brother-in” tim, pikërisht nga gjithë ajo dashuri që unë mora”, ka treguar Efi.

Mirëpo Neda nuk e la me aq ajo e ngacmoi duke e pyetur edhe për reagimin e të dashurit të saj.

“Po edhe ai më puthi në ballë, por nuk do të shprehet shumë. Nuk më shprehet shumë”, është shprehur ish-konkurentja.

Linku: https://youtu.be/1r3oINOqJhY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoAvtDFIlAF/?utm_source=ig_web_copy_link