Gjatë rrugëtimit të saj brenda shtëpisë së famshme u duk se Tea ishte mjaft e afërt me aktoren Olta Gixhari.
Mirëpo pas daljes nga formati mesa duket opinioni i saj lidhur me të paska ndryshuar.
Megjithatë ish-banorja nuk e paranon se ka patur ndonjëherë simpati për të.
E ftuar në emisonin “Shqipëria Live”, Tea është shprehur se “Big Brother-in” do ta fitojë Luizi sipas publikut.
Ajo vetë do të dëshironte një vajzë, por jo Oltën.
“Duke parë reagimin e publikut patjetër që mendoj se e fiton Luizi. Unë kisha dëshirë ta fitonte një vajzë. Olta konsiderohet lojtare e fortë, por nuk dua ta fitojë ajo. Nuk kam pasur simpati për të”, tha Tea.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=NAMbr2jDqV8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce1aDBuN_Ez/?utm_source=ig_web_copy_link