ShowBiz

Pas akuzave për performancë ‘satanike’ në Grammy, Sam Smith sulmohet papritur në mes të rrugës

Sam Smith u bë viktimë e një sulmi verbal gjatë një shëtitje në Central Park, Nju Jork, gjatë së cilës një i huaj i quajti atë “demon” dhe “i ligë”.

Është shfaqur një video e këngëtarit duke shijuar një shëtitje në Nju Jork kur ai bëhet shinjesër e një personit.

Këngëtari ka qenë pjesë e një zhurme të madhe që nga performanca e tij në Grammy dhe Brit Awards, nga ku ka marrë një sërë ankesash, sipas The Mirror.

Në klip, një grua mund të dëgjohet duke bërtitur: “Sam Smith i përket ferrit, o demon, i shtrembëruar, i sëmurë”. Më pas ajo bërtet: “Nënë e sëmurë**** Sam Smith, je i ligë”.

Gruaja më pas inkurajon dikë tjetër që të bashkohet përpara se videoja të ndalojë. Sam nuk u përgjigj dhe vazhdoi të ecte ndërsa merrej me punët e tij.

Duke kënduar këngën e tyre Unholy në Grammy së bashku me Kim Petras, performanca kishte një temë djallëzore,  ndaj pubiku shpërtheu në akuza duke e qujtur atë si “satanike”.

Linku: https://www.dailyrecord.co.uk/entertainment/sam-smith-verbally-attacked-called-29238000

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoslUzdISg_/?utm_source=ig_web_copy_link